Kosovë – Turqi, miqësore e veteranëve për nder të Pavarësisë

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Edhe Federata e Futbollit të Kosovës do ta shënojë me aktivitete 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

FFK ka njoftuar se më 16 shkurt, do të organizohet një ndeshje miqësore mes veteranëve të futbollit të Kosovës dhe atyre të Turqisë, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt në orën 13:00, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, do të zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe veteranëve të Turqisë. Kjo ndeshje organizohet në bashkëpunim ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ligës së Veteranëve të Futbollit të Turqisë./Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme