Kosovës i duhet fitore e thellë për të mbajtur shpresat

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Basketbollistët e Kosovës janë të përkushtuar që të fitojnë ndeshjen me Britaninë e Madhe dhe kështu të fitojnë të drejtën për të shpresuar se në ndeshjen e fundit të grupit, rrethanat do të janë në favor të tyre.

Kosova duhet të fitojë ndaj Britanisë së Madhe me rezultat më bindës se që humbi ndeshjen e parë, për të pasur pak shpresë për të kaluar në kualifikimet e rregullta për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

Ndeshja ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Kosovës luhet të shtunën (sot, 20:00) në Manchester.

Kosova të mërkurën fitoi ndaj Luksemburgut me shifrat 109:88 dhe mbajti gjallë shpresat e vogla që i ka për të fituar grupin dhe kështu të avancojë nga raundi i tretë i parakualifikimeve në kualifikimet e rregullta.

Kosova aktualisht është e dyta në grup me bilanc prej një fitore e dy humbje, sa i ka edhe Luksemburgu në vend të tretë dhe të fundit. Prin Britania e Madhe, që i ka fituar dy ndeshjet e para. Me fitore eventuale ndaj Kosovës, Britania i jep fund dilemës për vendin e parë në grup. Nëse Kosova fiton me më shumë se tetë pikë dallim, atëherë vendimtare do të jetë ndeshja e fundit në grup që luhet të mërkurën nga ora 19:00 ndërmjet Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe.

Të ngjashme