Kosovës pritet t’i bashkohen edhe disa yje

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 16:14 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të përforcohet edhe me disa yje gjatë vitit të ardhshëm.

Nuk është vetëm Besart Berisha futbollisti i cili pritet ta përforcojë Kosovën nga ndeshja e radhës ndaj Islandës, e cila luhet në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Selektori Albert Bunjaki për Gazetën Express ka zbuluar se Kosovës pritet t’i bashkohen edhe disa yje.

“Ne presim që skuadrës në ndeshjen e radhës t’i bashkohet Donis Avdijaj dhe Atdhe Nuhiu”, ka deklaruar Bunjaki për Express/

“Kurse, në fund të këtij viti presim përgjigje përfundimtare nga Florent Hadërgjonaj edhe Ylli Sallahi nëse do t’i bashkohen Kosovës apo jo”, ka theksuar ai.

Bunjaki ka njoftuar se gjatë kësaj jave do ta bëjë një turne nëpër vendet ku luajnë lojtarët e Kosovës, derisa pritet t’i takojë edhe disa nga ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme