Kosovës i zbehen gjasat për kualifikim

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 08:54 | Nga

Për çdo xhiro që po luhet, gjasat që përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të sigurojë kualifikimin në raundin kryesor eliminator për botërorin e vitit 2019, po zvogëlohen.

Në fakt Kosova është ende në garë për njërën prej dy pozitave të para në grupin C të paraeliminatoreve që dërgojnë tutje, por gjasat nuk i ka të mëdha dhe jo çdo gjë varet prej saj.

Shpresat e Kosovës për kualifikim morën goditje të rëndë, të shtunën mbrëma në Shkup, ku të përzgjedhurit e Brad Greenbergut u mposhtën nga Maqedonia me rezultatin 87:74.

Kështu Kosova në përballje të drejtpërdrejta është më e dobët se Maqedonia, pasi në Prishtinë më 2 gusht kishte fituar me vetëm katër pikë dallim, 72:68.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme