Koulibaly bën thirrje që racistët të zhduken nga stadiumet përgjithmonë

Prishtinë | 04 Tet 2021 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Kalidou Koulibaly dhe dy lojtarë të tjerë të Napolit, Osimhen dhe Anguissa, ranë pre e ofendimeve raciste pas ndeshjes së djeshme kundër Fiorentinës.

Ylli i prapavijës madje ua ka kthyer në moment atyre, që fjalën majmun të shkojnë t’ia thonë në fytyrë po deshën.

Së fundmi Koulibaly ka reaguar përmes rrjeteve sociale dhe ka një mesazh për autoritetet dhe organet në Federatën Italiane të Futbollit.

“Majmun m…Më thërritën kështu. Këta tipa nuk kanë lidhje fare me sportin. Duhet të identifikohen dhe të mbahen larg stadiumeve, përgjithmonë”.

Të ngjashme