Koulibaly dhe Man City arrijnë marrëveshje personale

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Kalidou Koulibaly ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn dhe tani i mbetet dy klubeve të bien në ujdi për shumën e transferimit të tij në Premierligë.

Sipas mediave italiane, mbrojtësi senegalez e ka pranuar kontratën e ofruar nga City.

Besohet se ai do të paguhet 9 milionë euro në vit, plus 3 milionë te tjerë bonuse bazuar në paraqitjet e tij.

Kjo pagë do të ishte dyfishi i asaj që ai e fiton momentalisht në Napoli.

Raportohet se Manchester City do ta rrisë ofertën në 70 milionë euro, përfshirë bonuset, për Napolin në ditët në vijim.

Napoli, ndërkohë, është duke u përgatitur ta zëvendësojë senegalezin me mbrojtësin e Arsenalit, Sokratis Papastathopoulos.

Të ngjashme