Koulibaly dhe Ruiz mund të largohen, sipas presidentit të Napolit

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Napoli është i hapur që ta shesë Kalidou Koulibaly-në dhe Fabian Ruiz-in këtë verë sipas presidentit të klubit, Aurelio De Laurentiis.

Koulibaly ka shkëlqyer në qendër të mbrojtjes së napolitanëve, duke renditur 22 paraqitje në të gjitha garat.

Në anën tjetërm Ruiz është po ashtu në kontratë për të mbetur te Napoli edhe për tre vjet të tjera, mirëpo spekulimet e kanë lidhur me një largim drejt ndonjë top klubi evropian.

“Nëse [Manchester] City ose PSG-ja shfaqen me 100 milionë euro, do të mendoja për këtë gjë dhe është shumë e mundur që ata do të largoheshin, gjithmonë nëse ata kanë vullnet për t’u larguar” ,ka thënë De Laurentiis për Corriere dello Sport.

“As që e marr në konsideratë një ofertë prej 60 milionë eurosh. Jam i sigurt për këtë”.

Të ngjashme