Koulibaly: “Kam vendosur për të ardhmen”

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Kalidou Koulibaly nuk dëshiron të largohet nga Napoli.

Manchester City dhe Paris Saint Germain janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë euro për mbrojtësin, por Koulibaly thotë se ndihet mirë aty ku është.

Por, e ardhmja e tij varet edhe nga vendimi i klubit.

“Familja ime është e lumtur këtu, dhe kjo më bën mua të lumtur”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

“Nuk më pëlqen të jem një lojtar i 100 milionë eurove. Sa vlejë unë është punë e drejtorëve të skuadrës, jo për mua”.

“E vetmja gjë që jam i fokusuar dhe më intereson është që të jap 100% në fushë dhe unë asnjëherë nuk kam menduar për afatin e transferimeve”.

“Do të shohim se çfarë vendosë presidenti i klubit dhe më pas do të jetë e qartë për të gjithë, por unë nuk e dua largimin”, ka shtuar më tej Kolibaly.

Ai është pjesë e Napolit që nga viti 2014.

Ka bërë 239 paraqitje, ka shënuar 10 gola. 

Të ngjashme