Kovaç merr drejtimin e Monacos

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i njohur kroat, Niko Kovaç, do të marr drejtimin e Monacos, që garon në Ligue 1 të Francës. Këtë e ka bërë të ditur të shtunën gazeta e madhe franceze, L’Equipe.

Kovaç 48-vjeçar ka drejtuar Bayernin gjatë viteve 2018 e 2019. Më parë ishte te Eintracht Frankfurti. Ka drejtuar po ashtu Kroacinë prej vitit 2013 deri në vitin 2015. Karrierën si trajner e kishte nisur e Akademia e Salzburgut kurse kishte drejtuar edhe përfaqësuesen U-21 të Kroacisë.

Si lojtar kishte bërë emër në Gjermani.

Monaco ia ka dalë të bindë Kovaçin të marr drejtimin e skuadrës, për të zëvendësuar Robert Morenon. Moreno është shkarkuar të shtunën.

Të ngjashme