Kovalenko i bashkohet Atalantas

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori ukrainas Viktor Kovalenko është transferuar te skuadra e Atalantas, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Kovalenko te Atalanta është transferuar nga Shakhtar Donetsku dhe te ekipi italian do ta zëvendësoj mesfushorin Papu Gomez, i cili javën e shkuar u transferua te Sevilla. Për kartonin e Kovalenkos, Atalanta ka paguar rreth një milionë euro dëmshpërblim duke pasur parasysh se 24-vjeçarit në verë i skadonte kontrata me ekipin nga Ukraina.

Ai me Atalantan ka firmosur kontartë deri në vitin 2025. Këtë edicion, Kovalenko ka shënuar katër gola në 11 paraqitje për Shakhtarin në të gjitha garat

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme