Kozniku e merr në dorë skuadrën nga Kuvajti

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, është trajner i ri në shtetin e Kuvajtit.

Kozniku dhe Ante Mishe, do ta drejtojnë ekipin Al-Arabi SC, lider në elitën e futbollit të Kuvajtit.

Mishe do të jetë kryetrajner, ndërsa Kozniku në shtabin teknik apo trajner i dytë.

Skuadra ka një ecuri fantastike në tri javët e para, kryeson renditjen me 7 pikë, sa ka edhe Al Naser në pozitën e dytë, ndërsa Al Qadisiya është në vend të tretë me 6 sosh. Mishe dhe Kozniku kanë firmosur kontratë për një vit e gjysmë me ekipin e Kuvajtit.

“Jam shumë i kënaqur me marrëveshjen. Është një ekip e re dhe me lojtarë vendas po ashtu edhe nga shtetet e jashtme. Synimet janë që të arrijmë rezultate sa më të mira. Momentalisht jemi pa humbje, me dy fitore e një barazim dhe në krye të tabelës. Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa ndeshjet luhen pa publik për shkak të pandemisë, por që njihet si skuadra që ka më së shumti shikues në të kaluarën, para pandemisë. Me Mishen njihem kaherë dhe besojmë se do të arrijmë objektivat që kemi para vetes”, tha Kozniku

Mishe dhe Kozniku, së bashku kanë luajtur për Hajdukun e Splitit në vitet e 90-ta.

Që të dytë kanë qenë anëtar të Kombëtares së Kroacisë, ndërsa Kozniku e ka fituar edhe medaljen e bronztë me kroatët në Kampionatin Botëror – France ‘98.

Mishe ka qenë dhe ndihmëstrajner i ish selektorit kroat Ante Caçiç, një kohë trajner në Hajduk, në Zrinjski të Bosnjës dhe Hercegovinës, selektor në Turkmestan etj.

Ndërsa, Kozniku ka qenë trajner në Shkëndijë të Tetovës dhe Lokomotivë të Zagrebit, po ashtu edhe në kombëtaren e Kroacisë U-19, ndihmës i selektorit Ivan Gudel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme