Kozniku, krenar me Kroacinë dhe me përkrahjen e shqiptarëve për të

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 12:25 | Nga

Ka pasur festime në disa qytete në Kosovë të shtunën mbrëma, pasi Kroacia fitoi ndaj Rusisë në çerekfinale të Botërorit të futbollit që po mbahet pikërisht në Rusi.

Vlerësohet se Kroacia është përfaqësuesja me numrin më të madh të tifozëve në Kosovë, prej të katër gjysmëfinalistëve të botërorit “Rusia 2018”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të martën mbrëma në gjysmëfinalen e parë takohen Franca e Belgjika, ndërsa të mërkurën është gjysmëfinalja e dytë mes Kroacisë dhe Anglisë. Kroacia për herë të dytë është në gjysmëfinale të Botërorit.

Për herë të parë ishte në vitin 1998, kur në gjysmëfinale pësoi nga Franca e më pas zuri vendin e tretë me fitore ndaj Holandës. Pjesë e Kroacisë në atë botëror ishte Ardian Kozniku, që megjithatë nuk e fitoi rastin të luajë. Por ai është pjesë e ekipit që fitoi të bronztën në Botëror, që deri më tani është suksesi bindshëm më i madh i Kroacisë.

Kozniku, 50-vjeçar, është për pushime në Split dhe nga ky qytet ka përcjellë paraqitjen e Kroacisë në çerekfinale. Ai ka mbetur i befasuar për të mirë me përkrahjen që Kroacia ka pasur nga Kosova. Kozniku të dielën për gazetën ka folur për arsyet që kanë bërë që Kroacia të jetë e pëlqyer në masë të madhe në Kosovë, për raportet mes dy vendeve e dy popujve dhe për kontributin e futbollistëve shqiptarë për Kroacinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme