Krahasimi me Giroud, Benzema: Mos e ngatërroni Formula 1 me karting

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Karim Benzema iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme në rrjetet sociale, ndërsa ka pasur disa komente interesante lidhur me Olivier Giroud.

Kur Didier Deschamps nuk e ftonte më sulmuesin e Real Madridit te kombëtarja e Francës, e zëvendësoi atë me sulmuesin e Chelseat.

Ndërsa i pyetur nga tifozët për krahasimet lidhur me Giroud, Benzema ka bërë një krahasim në garat e automobilizmit.

“Mos e ngatërroni Formula 1 me karting, unë jam Formula 1”, ishte përgjigja e tij lidhur me Giroud.

Futbollisti i Los Blancos ka bashkëbiseduar edhe me fenomenin Ronaldo duke i treguar sa shumë e admironte kur ishte i ri dhe se ishte dashuruar me futbollin duke e shikuar brazilianin.

“Për mua, ti je më i miri nga të gjithë. Kanë thënë se edhe Zinedine Zidane është më i miri, por unë kam thënë për ty”, i ka thënë francezi drejtpërdrejtë Ronaldos. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme