Kramariç pranë transferimit te Milani

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kroat mund të bëhet blerja e dytë e Milanit në afatin kalimtar.

Një tjetër ballkanas për Milanin. Pas Rade Kruniç që tashmë ka arritur marrëveshje me rossonerët, pranë transferimit në San Siro është edhe kroati Andrej Kramariç.

Sipas raportimeve në mediat italiane, kroati ka rënë dakord me drejtuesit e Milanit, ku rol të rëndësishëm ka luajtur bashkëkombësi i tij Zvonimir Boban.

Mbetet që të bindet edhe Hoffenheimi për ta lënë të lirë lojtarin, derisa klubi gjerman kërkon 30 milionë euro. Negociatat mes klubeve dy ekipeve pritet të vazhdojnë në ditët e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme