Krasniqi konfirmon kalimin te kampionia e Kosovës

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 12:23 | Nga

Futbollisti Festim Krasniqi është transferuar te skuadra e Trepçës ’89. Lajmin e ka bërë të ditur të dielën vetë futbollisti.

Krasniqi, që së fundi luajti te Vllaznia e Pozheranit, te kampionia në fuqi e Kosovës është kthyer pas gjashtë vjetësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Që nga sot do të jem pjesë e klubit më të madh në vendin tonë, Trepça ’89. Jam shumë i lumtur që jam kthyer pas gjashtë vjetësh në qytetin e futbollit. Më mbetet të punoj dhe të jap maksimumin për synimet e përbashkëta që kemi”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka luajtur edhe në disa skuadra të tjera në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme