Krasniqi nuk ndalet së ankuari: “Njëra prej 30 goditjeve ilegale të Bosel, ku ishte gjyqtari”

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-kampioni i botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi, vazhdon tw ankohet për vendimin e gjyqtarëve që i dhanë fitoren Dominic Boeselit në ndeshjen e fundjavës.

Krasniqi humbi përballjen me Boeselin 2:1 me vlerësim të gjyqtarëve, luftë kjo e vlefshme për titullin e botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë dhe eliminator për titullin WBA.

Pas meçit, Krasniqi ishte ankuar menjëherë, sidomos në federata ndërkombëtare.

Ai sërish ka reaguar me një postim në profilin e tij në rrjetin social, Facebook.

Postimi i Krasniqit:

“Kjo është njëra prej pothuajse 30 goditjeve ilegale të Dominic Bösel me 9 Tetor në Magdeburg!

Këtë e quani boks?

Si është e mundur t’i merret dikujt titulli i kampionit të botës para miliona shikuesve në një kanal publik ligjor?

Ku ishte gjyqtari që ishte në ring në atë kohë dhe çfarë përgjegjësie kishte gjyqtari i ringut?

Të ngjashme