Krasniqi sot lufton për titull të Evropës, për të botës shpreson në Prishtinë

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 09:01 | Nga

Haxhi Krasniqi i kthehet sonte skenës së madhe të boksit, në tentimin e ri që shpreson se do ta dërgojë te titulli i botës në boksin profesionist. Krasniqi në Bad Toelz të Gjermanisë do të përballet me rusin Stanislav Kashtanov.

Meçi është i vlefshëm për titullin e Evropës në kategorinë super të mesme. Titulli i Unionit Evropian të Boksit (EBU) është vakant, shkruan sot Koha Ditore.

Në fakt titulli i Evropës i EBU-së është titulli më i vjetër evropian në boksin profesionist dhe për shumë njerëz është edhe titulli i vetëm i vërtetë i kampionit të Evropës në boks. Meçi i Krasniqit pritet të nisë rreth orës 21:45.

Junikasi Krasniqi, që në boksin profesionist njihet me emrin Robin, pret që të fitojë dhe kështu të rrisë gjasat që të sigurojë luftë të re për titull të botës.

Të ngjashme