Krasniqi zyrtarizohet te Melaka

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti nga Kosova Liridon Krasniqi karrierën do ta vazhdojë në Malajzi.

Ai është zyrtarizuar te ekipi i Superligës së Malajzisë, Melaka, derisa pritet që të debutojë të hënën me skuadrën e re. Krasniqi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me këtë klub.

Për 27-vjeçarin që u largua nga Kedah sezonin e kaluar, u fol shumë se mund të transferohet te skuadra Johor Darul Ta’zim, megjithatë ai ka zgjedhur Melakan.

Trajneri i kësaj skuadre, Zainal Abidin Hassan ka vlerësuar lart Krasniqin.

“Krasniqi ka stërvitur me ne në këto ditët e fundit, dhe ai duket shumë mirë. Ai e kompleton ekipin e parë dhe ai do ta udhëheqë mesfushën tonë me ish-kapitenin e kombëtars sonë, Safiq Rahim”, është shprehur ai.

Ndeshjen e parë zyrtare me Melakan, Krasniqi do ta zhvillojë të hënën në miqësoren ndaj Saraëak në stadiumin Hang Jebat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme