Krerët e FFK-së bëjnë homazhe te varri i Fadil Vokrrit, rezultatin e sontëm ia dedikojnë atij

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, bashkë me ekipin kombëtar dhe veteranët e futbollit kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të FFK-së, në përvjetorin e katër të vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, raporton Ekonomia Online.

Në përvjetorin  e katërt të vdekjes së tij, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se ndeshja që zhvillohet sonte kundër Irlandës së Veriut do t’ia dedikojnë pikërisht legjendës Fadil Vokrri.

Pas homazheve presidenti Ademi në një prononcim për media ka thënë se kujtimi për Legjendën e futbollit mbarëkombëtar do të jetë i përhershëm.

“Sot është përvjetori i katërt pa Legjendën tonë. Fadil Vokrri dihet tashmë kush ka qenë në fushën e lojës, normalisht ka qenë edhe udhëheqës i Federatës dhe i falënderoj të gjitha ata që kanë dhënë kontribut për futbollin dhe për FFK-në që me ardh në këtë ditë, sidomos Legjendën tonë i cili ka qenë në fazën e ndërkombëtarizimit. Në këtë kohë ndjejmë edhe dhimbje edhe emocione të ndryshme. Jo rastësisht sot qëlloi ndeshja e cila do të luhet me Irlandën e Veriut dhe rezultatin ia dedikojmë ish-presidentit Fadil Vokrri. Po ashtu i lus ‘Dardanët’ që ta bëjnë një koreografi jashtëzakonisht të veçantë në këtë katër vjetorin dhe sigurisht që kujtimi do të jetë i përhershëm për të”, theksoi kreu i FFK-së.

E homazhe tek varri i Legjendës kanë bërë edhe familjarët e të ndjerit, miq e qytetarë të shumtë.

Të ngjashme