Kreshnik Mahmuti dhe Linda Zeqiri kampion te vitit 2021 në pingpong

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Me 27 dhe 28 shkurt në Ferizaj u organizua aktiviteti më i rëndësishëm i vitit për senior, Kampionati individual për senior ‘Adem Jashari’, që për shkak të rëndësisë i është shtuar edhe emri i heroit Adem Jashari.

Për dy ditë rreth 150 pingpongiste e pingpongistë garuan ndërmjet vete për të ardhur deri të titulli i kampionit për vitin 2021, me që rast pat shumë ndeshje interesante, por për shkak të kufizimeve të parapara për mbrojtje nga pandemia shumë pak persona kishin kënaqësinë që të shijonin këto momente.

Të shtunën me 27 shkurt u zhvilluan garat e femrave të cilat garuan në sistem eleminimi, vlen të theksohet pjesëmarrja e klubit të rikthyer Shpresa nga Turiqeci, si dhe klubeve më të forta të femrave.

Në gjysmëfinalen e parë Shega Hashani fitoi ndaj Alma Mehmetit me 3:1, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Linda Zeqiri kësaj radhe fitoj ndaj motrës Hanife Zeqiri me 3:0. Finalja ishte mjaft e fortë me goditje të forta nga të dy lojtarët, mirëpo Linda shfaqi përkushtim më të madh e në fund triumfoi me 3:0 për tu mbrojtur titullin e kampiones edhe për vitin 2021.

Të dielën me 28 shkurt kishte numër edhe më të madh të lojtarëve të paraqitur, mirëpo në tërë kohen u respektuan masat anticovid. Gjatë tërë ditës kishte ndeshjet interesante derisa në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti fitoi ndaj Rrahman Ademaj me 3:1 në seta, në gjysmëfinalen tjetër Fatih Karabaxhaku fitoi ndaj Eroll Boshnjakun po ashtu me 3:1 në seta. Finalja e radhës ndërmjet dyshes më të mirë të Kosovës kësaj radhe i takoi Kreshnikut i cili mbrojti titullin e kampionit nga viti i kaluar me fitore të ngushtë 3:2 në seta

Aktivitetet e ardhshme

Në fundjavë në Ferizaj është paraparë që të fillojnë garat ekipore si në vijim:

Të shtunën me 6 mars

Liga e juniorëve meshkuj (12 ekipe) – 3 xhiro

Liga e juniorëve femra (6 ekipe) – 1 xhiro

Të dielën me 7 mars

Liga e parë A meshkuj (7 klube) – 2 xhiro

Liga e parë B meshkuj (7 klube) – 2 xhiro

Liga e parë Femra (7 klube) – 2 xhiro

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme