Kreu i KOK-ut takohet me futbollistin e Kombëtares Edon Zhegrova

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur në takim futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, raporton Ekonomia Online.

Hasani, e ka falënderuar Edonin për vizitën. Sipas tij, për KOK-un kjo është një ditë e veçantë.

“Për KOK-un është sot është një ditë e veçant sepse na ka ardhur në vizitë, Edon Zhegrova një djalë i ri nga Prishtina, i cili karrierën e ka filluar tek Flamurtari, pastaj edhe në Prishtinë për të shkuar pastaj në Belgjikë, për të afirmuar në mënyrë të jashtëzakonshe”.

“Pastaj ka luajtur edhe në klubin që shumë herë ka qenë kampion i Zvicres në Basel. Ka vendosur pa hezimit, pa mendu dy herë që të përfaqësoj Kosovën, kombëtaren e Kosovës dhe kontributi i tij është i jashtëzakonshëm në arritjet e kombëtares”.

Edon Zhegrova u shpreh ëndrra e tij që është kualifikimi i Kosovës në kampionatin Evropian.

“Faleminderit KOK-ut për ftesën dhe për pritjen që ma kanë bërë sot. Jam shumë i nderuar. Së pari kisha dashur gjithë popullit tim Kosovës në këto ditë të vështira pandemie mi dëshiru sa më mirë t’i kalojë dhe me pas sa më shumë kujdes edhe me kalu sa më mirë. Shpresoj që të gjithë ta kenë shëndetin së pari”.

“Shpresoj poashtu edhe me Kosovën me ndeshjen e radhës që i kemi, besoj që me gjithë djem së bashku do ta japim maksimumin dhe shpresoj që ti bëjmë krenar të gjithë shqiptarët krenar kudo që janë dhe të arrijmë ëndrrën tonë, të kualifikohemi në Evropian”.

Të ngjashme