Kriza e Real Madridit nxit spekulimet: Nga Mourinho deri te Ibrahimovici

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kriza e Real Madridit, të cilët kanë mbetur jashtë pozitave që sigurojnë kualifikimin në gara evropiane të tabelën e La Ligës, ka bërë që të fillojnë disa spekulime të ndryshme, përfshirë këtu edhe të ardhmen e trajnerit Julen Lopeteguit në klub dhe trajnerët e mundshëm për ta zëvendësuar atë.

Santiago Solari tani konsiderohet si pretendenti kryesor për ta zëvendësuar trajnerin aktual të Real Madridi, megjithatë klubi madrilen është duke i konsideruar edhe disa kandidatë të tjerë, si Roberto Martinez, Antonio Conte, Laurent Blanc, dhe Michael Laudrup, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse nuk është përfolur edhe aq shumë, mediat si OkDiario dhe El Chiringuito raportojnë se kthimi i portugezit Jose Mourinho në pozitën e trajnerit të Real Madridit është mjaft i mundur, përkundër faktit se ai nuk u largua në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë, spekulimet që ka nxitur kriza brenda klubit nuk ka të bëjë vetëm me trajnerë, pasi që Real Madridi thuhet se është duke kërkuar edhe transferimin e një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Një nga emrat i cili është përfolur më së shumti për këtë transferim është qendërsulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili për momentin është duke luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Los Angeles Galaxy.

Në Itali, mediat si Tuttosport raportojnë se Marcelo dëshiron të largohet nga klubi qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi që braziliani dëshiron të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldon.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme