Kriza ekonomike nga Coronavirusi, nuk e lejon Manchester Unitedin të transferojë Sanchon në këtë verë

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Coronavirusi ka bërë që shumë klube të zmbrapsen nga planet e tyre për të transferuar top-lojtarë në këtë verë.

Manchester United është duke tentuar që të marrë shërbimet e Jadon Sanchos në këtë verë, mirëpo e ka të pamundur.

Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se ata nuk do të lejojnë largimin e lojtarit nën shumë e 100 milionë eurove, andaj Djajtë e Kuq e kanë të pamundur të realizojnë këtë marrëveshje.

Sipas asaj që raporton Mirror, United duhet të pres së paku deri në verën e vitit të ardhshëm që të transferojë anësorin anglez.

Por, skuadra që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer në verën e vitit 2021 munë të humbë shërbimet e lojtarit, nëse ai vazhdon me formë të lartë në këtë edicion.

Për të janë të interesuar edhe skuadra si, Liverpooli, Chelsea Real Madridi,Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Të ngjashme