Kriza financiare prek çdo edicion nga të paktën dy skuadra

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Për klubin e futbollit Ferizaj problemi me financa nuk paraqet risi. Ferizaj, si një prej klubeve të njohura të vendit, me krizë financiare është përballur edhe në të kaluarën. Ferizaj po kalon aktualisht ditë të vështira, por natyrisht nuk është klubi i vetëm i Superligës së Kosovës që ka përvojën e përballjes së krizave të ndryshme.

Në vjeshtë telashet më të mëdha i kishte KEK-u, ndërsa me Ferizajn dhe KEK-un vetëm vazhdohet një “traditë” e keqe e Superligës – që çdo edicion një apo disa skuadra të mbesin prapa të tjerave për shkak të telasheve financiare. Kjo situatë që përsëritet nga viti në vit, shpesh godet edhe garën në Superligë. Janë pak skuadra që nuk kanë kaluar situatën që aktualisht e ka Ferizaj, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu edicionin e kaluar (2017\18) me krizë të thellë financiare që si zakonisht u përcjell me krizë organizative, u ballafaqua Besa e Pejës. Besa në fund u largua nga Superliga, për herë të parë. Pos Besës krizë kaloi edhe Vllaznia e Pozheranit që po ashtu nuk ia doli të sigurojë mbetjen në elitë. Te Besa, që tani luan në Ligën e Parë, vazhdon të ketë telashe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme