Krizë te PSG, tre lojtarë infektohen me COVID-19 pak ditë para ndeshjes së parë në ligë

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se tre lojtarë të tyre janë infektuar me COVID-19 në testimet e bëra.

Lajmi doli tetë ditë para se të zhvillojnë takimin e parë në Ligue 1, derisa lojtarë ishin në pushime pas finales së Ligës së Kampionëve të luajtur në Lisbonë.

Sezoni i ri në ligën franceze filloi më 21 gusht, mirëpo PSG-së iu mundësua që të mos të luante takimin e parë deri më 10 shtator, kur përballet me Lens.

“Tre lojtar të PSG janë konfirmuar pozitiv me Sars CoV2 në testimet e bëra në protokollin për shëndetësi”.

“Të gjithë lojtarët dhe stafi do të testohen në ditët në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Klubi francez nuk ka dashur të bëjë publike emrat e lojtarëve të infektuar, mirëpo ata janë vetëizoluar.

Të ngjashme