Kroacia kualifikohet, Belgjika eliminohet

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Kroacia dhe Belgjika e kanë mbyllur ndeshjen me barazim pa gola.

Rrjedhimisht, i bie që Kroacia është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Në anën tjetër, Belgjika që ishte favorite për ta mbyllur e para grupin, është eliminuar si e treta në grup, shkruan Gazeta Express.

Maroku është ekipi që e mbylli grupin në vendin e parë me shtatë pikë.

E dyta ishte Kroacia me pesë pikë, kurse Belgjika e treta me vetëm një pikë më pak.

Kanadaja krejt e fundit pa pikë të grumbulluara. 

Të ngjashme