Kroacia kualifikohet, një postim i presidentes nxit reagime në Serbi

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 23:55 | Nga Ekonomia Online

Kroacia pas fitores së sontme ndaj Sllovakisë edhe zyrtarisht e ka siguruar kualifikimin në kampionatin Evropian 2020.

Kroacia fitoi me rezultat 3:1 për ta mbyllur në pozitën e parë këtë kampanjën kualifikuese, shkruan Zëri.info.

Në festën kroate ka qenë edhe presidentja Kolinda Grabar e cila vazhdimisht është pjesë e kombëtares së Kroacisë.

Megjithatë një detaj që i ka penguar serbët është një postim që ka bërë presidentja para ndeshjes me Sllovakinë.

“Fat në ndeshjen e sotme, luani për ne, për Kroacinë për Vukovarin”, ka shkruar Kolinda në Facebook, postim ky që i ka prekur shumë mediet serbe.

“Çka ka të bëjë në këtë mes Vukovari. A mos vallë ajo po i provokon serbët”, ka shkruar Kurir i cili aspak mirë nuk e ka pritur festën kroate.

Të ngjashme