Kroacia mposht 2:0 Nigerinë, kryeson grupin

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 23:05 | Nga

Kroacia e ka nisur mbarë Botërorin “Rusia 2018”, duke e mposhtur në ndeshjen e sotme Nigerinë.

Etebo kaloi kroatët në epërsi duke shënuar autogol në minutën e 32-të.

Golin e dytë dhe të fundit e shënoi ylli i Real Madridit, Luka Modriq nga penaltia. Ishte një faull në Mario Manxhukiqin që i siguroi penaltinë kombëtares kroate.

Në Grupin D kombëtarja e Kroacisë lë prapa Islandën e Argjentinën, që sot ndanë pikët, dhe e fundit pa pikë është Nigeria.

Të ngjashme