(E plotësuar) Kroacia është finalistja e dytë e Kampionatit Botëror, pasi ktheu rezultatin me Anglinë (2:1), pas 120 minutash lojë.
Mario Mandzukic shënoi golin e fitores për kroatë në pjesën e dytë të vazhdimeve.
Në finale Kroacia do të përballet me Francën, kurse Anglia do të luajë ndaj Belgjikës për vend të tretë.
Kroacia përmbys Anglinë, pak minuta e ndajnë nga finalja
Në “Luzhniki Stadium” janë duke zhvilluar dy shtesat nga 15 minuta të gjysmëfinaljes së dytë të Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Manxhukiq ka arritur të shnoi golin e dytë për Kroatët dhe me shumë gjasë do të jenë kundërshtarët e Francës në finalen e madhe.
Kanë mbetur edhe vetëm disa minuta deri në fund të ndeshjes.
Përfundon koha e rregullt me barazim
Anglia e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e pestë përmes Trippierit, ndërsa Kroacia u kundërpërgjigj përmes yllit të Interit, Ivan Perishiq në minutën e 68-të.
1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i kohës së rregullt.