Kroacia publikon listën zyrtare të futbollistëve për Botëror

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 16:03 | Nga

Zllatko Daliç, trajneri i Kombëtares së Kroacisë, i cili më parë ka drejtuar edhe Dinamon në kampionatin shqiptar, ka publikuar listën përfundimtare të lojtarëve që do të shkojnë në Rusi.

Nuk është se ka ndonjë surprizë, pasi i vetmi lojtar që është hequr nga kjo listë është mbrojtësi Matej Mitroviç i Bryzhit.

Më parë, Kroacia kishte në listë jo më shumë se 24 lojtarë.

Lista e plotë e Kroacisë:

Portierë: Danijel Subasic (Monaco), Lovre Kalinic (Gent), Dominik Livakovic (Dinamo Zagabria)

Mbrojtës: Vedran Çorluka (Lokomotiv Moskë), Domagoj Vida (Besiktas), Ivan Strinic (Sampdoria), Dejan Lovren (Liverpool), Sime Vrsaljko (Atletico Madrid), Josip Pivaric (Dinamo Kiev), Tin Jedvaj (Bayer Leverkusen), Duje Caleta-Car (RB Salcburg)

Mesfushorë: Luka Modric (Real Madrid), Ivan Rakitic (Barcellona), Mateo Kovacic (Real Madrid), Milan Badelj (Fiorentina), Marcelo Brozovic (Inter), Filip Bradaric (Rijeka)

Sulmues: Mario Mandzukic (Juventus), Ivan Perisic (Inter), Nikola Kalinic (Milan), Andrej Kramaric (Hoffenheim), Marko Pjaca (Schalke 04), Ante Rebic (Eintracht Frankfurt).

View image on Twitter

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme