Kroacia shkon në Botëror, Greqia nuk arriti as të shënojë

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 01:17 | Nga

Kroacia dhe Greqia janë dy ekipet përfaqësuese që janë përballur me njëra – tjetrën në fazën e play off.

Ekipi kroat ishte ai që fitoi 4:1 në Kroaci dhe aty nisi “tragjedia” për grekët.

Greqia nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në vendin e vet. Kjo gjë bëri që të vuloset edhe kalimi i Kroacisë për në Botërorin e Rusia 2018.

Krahas Kroacisë, sonte ka “shkuar” në Rusi edhe Zvicra, që barazoi 0:0 me Irlandën e Veriut, por siguroi kualifikimin falë faktit se kishte fituar në fushë kundërshtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme