Kroacia synon të shënojë kapitull të ri në historinë e saj

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 08:13 | Nga

Kroacia ishte madhështore herën e fundit që luajti në Nizhny Novgorod. Mposhti Argjentinën 3:0 dhe dha sinjale se ka vend në mesin e përfaqësueseve pretendente në “Rusia 2018”.

Por ndeshja e së dielës ndaj Danimarkës në të njëjtin stadium, ishte totalisht ndryshe. Kroacia arriti të sigurojë biletën për në çerekfinale, mirëpo vetëm pas një drame të madhe, shkruan Koha Ditore.

Kroacia ishte një nga tri përfaqësueset, përkrah Belgjikës dhe Uruguait, që fitoi të tri ndeshjet e fazës së grupeve. Dhe shumë më tepër ishte pritur nga mesfusha me plot yje e Kroacisë në ndeshje ndaj Danimarkës, por kroatët nuk arritën të dominonin ndaj një kundërshtari shumë mirë të organizuar.

Portieri i Kroacisë, Danijel Subashiq, ishte hero duke pritur penalltitë e Christian Eriksen, Lasse Schone dhe Nicolai Jorgensen. Dhe pas 120 minutave të lodhshëm lojë, Kroacia triumfoi 3:2 pas penalltive, ku Ivan Rakitiq realizoi penalltinë vendimtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme