Kroos do ta lë Realin për Cityn

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori gjerman Toni Kroos pritet që karrierën ta vazhdoj në Premier League, pasi në fund të këtij edicioni do të largohet nga Real Madridi për t’iu bashkuar Manchester Cityt, ka raportuar “Don Balon”.

Bëhet e ditur se Kroos tashmë është në negociata të avancuara me drejtuesit e Cityt si dhe trajnerin Pep Guardiola, i cili e pëlqen, transmeton Koha Ditore.

Kroos 29-vjeçar, gjithashtu nuk është i kënaqur me rezultatet e Real Madridit këtë edicion dhe ka kërkuar largimin.

Kartoni i tij, vlerësohet rreth 80 milionë euro, shumë kjo e përballueshme për një ekip si City.

Kroos këtë edicion ka një gol dhe katër asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat kurse me Realin ka kontratë deri në vitin 2022. Ai te madrilenët u transferua në vitin 2014 nga Bayern Muencheni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme