Kroos: Franca, favorit në “Euro 2020”, janë më të mirë se ne

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Toni Kroos e ka pranuar se Franca është më e mirë se Gjermania dhe se ‘Gjelat’ janë favoriti numër një për të triumfuar në Kampionatin Evropian.

Në konferencë për media, mesfushori i Gjermanisë deklaroi se objektivi primar është që të kalojnë grupin dhe më pas të shkojnë ndeshje pas ndeshje.

Gjermania është pjesë e grupit F, ndryshe “grupi i ferrit”.

Portugalia, Franca dhe Hungaria janë kundërshtarët, teksa ndeshja e parë do të luhet më 15 qershor ndaj “Gjelave” të Didier Deschamps.

“Mezi po presim të zbresim në fushë, edhe pse na duhet të punojmë ende me disa detaje. Jemi përmirësuar, por pas ndeshjes me Francën do shihet nëse kam apo jo të drejtë”, u shpreh Kroos.

“Kundërshtar i rëndësishëm, ata janë më të fortë se ne, janë ekipi favorit për fitimin e trofeut”.

“Ama, e mbaj mend mirë që kemi qenë edhe ne favoritë në të kaluarën dhe nuk ia kemi dalë të fitojmë. Objektivi i parë është ‘mbijetesa’ në këtë grup”.

Të ngjashme