“Kroos, Modric dhe Casemiro – treshja më e mirë në botë”

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti mendon se edhe sot, sikur vite më parë kur fituan tre trofe të Ligës së Kampionëve me radhë, Real Madridi ka mesfushën më të mirë në botë.

Bëhet fjalë për mesfushorët, Toni Kroos, Casemiro dhe Luka Modric, që luajnë së bashku që nga viti 2015.

Ata kanë fituar shumë me Realin në këto vite të fundit, mbi 10 trofe dhe Ancelotti thotë se është me fat që ende i ka në skuadër.

Sipas tij, edhe sot ata janë treshja më e mirë në botë.

“A e keni mesfushën më të mirë në botë me Kroos-Casemiro-Modric? Mendoj se po”, u përgjigj Ancelotti në një intervistë për AS.

“Këta tre, momentalisht e përbëjnë mesfushën më të mirë në botë. Modric, Kroos dhe Casemiro kanë shumë eksperiencë dhe janë shumë të mirë, të jashtëzakonshëm. E mira tjetër është se ata kuptohen shumë mirë mes vete, luajnë shumë mirë së bashku. Kur ata tre janë në fushë, askush nuk mund t’i dali para”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme