Kroos në Botëror me këpucë të njëjta që nga viti 2014

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 11:27 | Nga

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka humbur ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ pasi u mund nga Meksika me rezultat 0-1.

Kjo ndeshje vazhdon të komentohet në media dhe tifozët në rrjetet sociale.

Një nga shumë temat është këpucët e Toni Kroos, të cilat nuk janë të njëjta sikur të lojtarëve të tjerë.

E themi këtë pasi të gjithë lojtarët në ditët e sotme përdorin këpucë të reja të prodhuar në vitin e fundit, por jo dhe mesfushori gjerman.

28-vjeçari mban të njëjta këpucë që nga Kampionati Botëror 2014, ndërsa ato janë të prodhuara nga Adidas.

Kompania gjermane ka ndalur prodhimin e tyre, por Kroos vazhdon t’i mbajë Adipuret e tij.

Ylli i Real Madridit vite më parë i ishte përgjigjur një tifozi në rrjetet sociale ku kishte treguar se i pëlqejnë këpucët me ngjyrë të bardhë, por jo t’i ndërrojë ato shpesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme