Kroos: Nëse dështon edhe Bundesliga, kush mund t’ia dalë?

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Sipas Kroos, nëse dështon Bundesliga të përfundojë sezonin, do të dështojnë edhe Premierliga, Serie A, La Liga etj…

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, në një bisedë me DPA ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në të gjithë Europën.

Rinisja e Bundesligës nesër (të shtunën) do të jetë në njëfarë mënyrë ndihmesë për gjitha ligat tjera për të parë se si po shkojnë gjërat.

Por, nëse Bundesliga dështon të përfundojë sezonin sipas tij, atëherë s’do të jetë në gjendje ta bëjë asnjë kampionat tjetër.

“Përshtypja ime është e tillë: Nëse Gjermania dështon, atëherë askush nuk do t’ia dalë mbanë. Është mjaft impresionuese se Gjermania është më mirë se të gjithë me numrin e të infektuarve dhe vdekjeve. Nëse ata dështojnë për të mbyllur Bundesligën, kush do e bëjë?”, tha mesfushori.

Kroos ka dal me Realin në stërvitje, para rinisjes së mundshme të sezonit, që pritet të ndodhë me 12 qershor. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme