Kroos: “Nuk ka favorit në El Clasico, kundër Barcelonës si një finale”

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Toni Kroos nuk mendon se Real Madridi është favorit në El Clasicon e së mërkurës, kur Reali dhe Barcelona të përballen në gjysmëfinale të SUperkupës së Spanjës.

Reali është më në formë krahasuar me Barcelonën që ndodhet mbi 15 pikë prapa në La Liga.

Por, pavarësisht kësaj, El Clasico është El Clasico sipas Kroosit, nuk vlen asgjë në këtë ndeshje, s’ka favorit.

“Në një El Clasico nuk ka asnjë favorit, është ndeshje e vështirë dhe e veçantë, sidomos nesër që është si një finale. Ata kanë skuadër të mirë he mund të them që nuk ka asnjë favorit”, u shpreh Kroos.

Të ngjashme