Kroosi mund t’i bashkohet Man Utd, si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Pogbas tek Reali

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Organizatori gjerman, Toni Kroos, po lidhet me një kalim të mundshëm tek Manchester United.

Toni Kroos mund t’i bashkohet skuadrës së Manchester United, si pjesë e marrëveshjes që do të shihte Paul Pogba të kalonte tek Real Madrid, bën të ditur ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Një marrëveshje e tillë thuhet se mund të mbyllet në vitin 2020.

‘Djajtë e kuq’ janë lidhur me mesfushorin gjerman rregullisht viteve të fundit, dhe duket se një gjë e tillë po ndodh përsëri, pas interesimit të Real Madrid për Paul Pogba.

Një mega-marrëveshje e tillë nuk pritet të ndodh gjatë janarit, me Pogba që pritet të jetë jashtë aksionit deri në katër javë.

Mesfushori francez ka probleme me një lëndim në kyçin e këmbës.

Të ngjashme