Kryetari i FFK-së falënderon tifozët dhe bashkëatdhetarët për përkrahje

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka falënderuar tifozët dhe bashkëatdhetarët për përkrahjen që po i ofrojnë ekipit kombëtar të Kosovës, e cila sonte me fillim prej orës 20:45 do ta zhvilloj ndeshjen e tretë kundër Bullgarisë në Sofje.

“Më gëzon fakti që sot ekipin kombëtar, ekipin e zemrës që e ndërtuam me shumë punë e sakrificë, por edhe me shumë dashuri po e mbështesim fuqishëm të gjithë. Paraqitjet e djemve tanë Dardanë po na bëjnë të gjithëve krenarë. Falënderoj të gjithë bashkatdhetarët që nuk po kursejnë asgjë për të qenë afër Kombëtares kudo që ajo luan”, njofton Federata e Futbollit të Kosovës 

Kreu i FFK-së shtoi se duhet një paraqitje dinjitoze sonte për t’i dhënë kurajo Arbërit të kaloj lëndimin nga ndeshja e kaluar me Malin e Zi.

“Në këtë ndeshje do të luajmë pa Arbërin, i cili u lëndua në krye të detyrës. Me paraqitjen që do ta kemi sonte do t’i japim atij shumë kurajë e mbështetje në kalimin sa më të shpejtë të lëndimit dhe kthimin edhe më të fortë të tij në klubin ku luan dhe në Kombëtare. Prandaj, suksese djema, jemi me ju dhe kemi besim të plotë që do të vazhdojmë me krenari e përgjegjësi. Ju jeni krenaria jonë. Na priftë e mbara sonte”, ka theksuar presidenti Agim Ademi në prag të ndeshjes së sotme kundër Bullgarisë.”

Në stadiumin “Vasil Levski” djemtë e udhëhequr nga Bernard Challandes, kanë udhëtuar për rezultat pozitiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme