Kryetari i Tottenhamit, Levy: Pochettino mund të kthehet

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Tottenham Hotspur, Daniel Levy, ka sugjeruar që Maurico Pochettino mund të kthehet për të menaxhuar klubin londinez në të ardhmen.

Levy shkarkoi trajnerin argjentinas në nëntor pas pesë vjetësh në veri të Londrës, ku ai kishte siguruar rregullisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe arriti në finalen e garës më prestigjioze të Evropës, në qershor.

Sidoqoftë, forma e ekipit kishte rënë në vitin 2019 me Spurs që grumbulluan vetëm 24 pikë në 25 ndeshjet e fundit të ligës nën Pochettinon.

Kur u mor vendimi për të shkarkuar argjentinasin, Spurs gjendeshin  në vendin e 14-të, ndërsa brenda 24 orësh ai u zëvendësua nga Jose Mourinho.

Por, drejtuesi i Spurs, Levy nuk i ka mbyllur dyert trajnerit argjentinas, i cili mund të kthehet në të ardhmen në White Hart Lane.

“Pse jo? Unë nuk e mbyll derën për asgjë. Nuk është diçka që kam dashur kurrë”, ka thënë Levy për Evening Standard kur u pyet nëse do ta kthente argjentinasin.

“Personalisht, ishte jashtëzakonisht e vështirë, unë i thashë atë dhe ai e kuptoi. Ai ka qenë në futboll, e kupton”.

“Nuk është personale dhe jam i sigurt se ai do të kthehet më i fortë dhe do të marrë një mundësi për të menaxhuar një tjetër klub të shkëlqyeshëm”

“Nuk do të ulem këtu dhe të analizoj të kaluarën. Nuk është produktive”.

“Mauricio bëri një punë fantastike, ne jemi shumë mirënjohës. I uroj të gjitha më të mirat për të ardhmen. Unë jam akoma në kontakt me të”.

“Marrëdhënia ime është shumë e mirë me të. Sapo arriti në atë pikë sa ndjeu se kishim nevojë për divorc”, përfundoi kryetari i Spurs. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme