Kryeziu: I lumtur për golin ndaj Interit, vazhdojmë tutje

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Përfaqësueses U21 të Kosovës, Leotrim Kryeziu, shpërtheu me një gol sot në ndeshjen miqësore ndaj Interit.


Skuadra e Luganos dhe ajo e Interit kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore në prag të fillimit të sezonit të ri në futbollin europian. Në këtë ndeshje për skuadrën zvicerane u paraqit edhe ish futbollisti i Dritës së Gjilanit, Leotrim Kryeziu, i cili arriti që t’i shënoi gol gjigantit italian.

E i lumtur për këtë gol u shpreh edhe vet sulmuesi 20 vjeçar, i cili paralajmëroi ndeshje të tilla edhe në vazhdim.

“Ndeshje e madhe kundër Interit. I lumtur për golin. Vazhdojmë tutje” – shkroi ai në ‘Facebook’.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Interit. Stefano Sensi dhe Marcelo Brozovic realizuan për skuadrën e Antonio Contes. Kurse, golin e vetëm për Luganon e shënoi 20 vjeçari nga Kosova, Leotrim Kryeziu, në minutën e 87-të të ndeshjes

Të ngjashme