Kryeziu: Të gatshëm të përballemi me ekipin më të mirë në botë

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Hekuran Kryeziu, mesfushori i Kosovës, ka dal në konferencë për media para ndeshjes me Spanjën.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë me Suedinë, ne e kemi analizuar atë ndeshje dhe jemi të gatshëm për Spanjën. Është kënaqësi të luajmë kundër Spanjës dhe mendoj se jemi të gatshëm dhe të fokusuar të përballemi me ekipin më të mirë në botë. Do të mundohemi të japim më të mirën nga kjo ndeshje”, u shpreh Kryeziu.

Hekurani do ta nisë ndeshjen nga fillimi, por nuk dihet kush do ta shoqërojë atë, pasi mungon Herolind Shala, derisa Valon Berisha vazhdon të jetë në dyshim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme