Me kthim në “Adem Jashari”, Përfaqësuesja pret të kthejë edhe entuziazmin

Prishtinë | 14 Tet 2017 | 09:12 | Nga

Një periudhe të vështirë të përfaqësueses së Kosovës në futboll po i vjen fundi. Prejse ka nisur me kualifikime, Kosova vetëm ka udhëtuar. Ka udhëtuar për në Shkodër për ndeshjet si vendase dhe natyrisht në vendet e ndryshme evropiane për ndeshjet si mysafir.

Prejse ka nisur me kualifikime, në shtator të vitit të kaluar, Kosova nuk e ka luajtur asnjë ndeshje miqësore. Tani Kosova u kthehet miqësoreve. Dhe çka është më me rëndësi do të luajë në vend, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku u shkrua një “copë” e rëndësishme e historisë së futbollit kosovar, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse në shumë llogari e analiza për Kosovën, fillim i saj merren ndeshjet kualifikuese, historia e përfaqësueses është shumë më e gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme