Kthimi i Berishës në palestrën ku u pëlqye shumë

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 09:04 | Nga

Dardan Berisha nuk beson se do të ketë pritje të ngrohtë në palestrën e qytetit të Wloclawekut, ku do të zhvillohet ndeshja mes Përfaqësueses së Polonisë dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, në kuadër të raundit të parë eliminator për botërorin “Kina 2019”. Kjo ndeshje do të luhet më 23 shkurt.

Kapiteni i Kosovës, megjithatë, do të ndihet mirë në palestrën ku luajti për dy vjet (2010-2012) me fanellën e skuadrës së Anwilit dhe ku ishte ndër më të adhuruarit e tifozëve. Por tifozët polakë nga qyteti Wloclawek nuk kanë respektin e njëjtë për Berishën, siç e patën sa ai ishte në skuadrën e tyre të zemrës.

Vendimin që Berisha e mori në vitin 2012 për t’u larguar nga Anwili për t’u kthyer në Kosovë, tifozët e kësaj skuadre nuk e pritën mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme