Kthimi i Ronaldos në Itali

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është kthyer në Itali pakëz më shumë se dy muaj prej se u largua nga Juventusi për t’iu bashkuar Manchester Unitedit.

Djajtë e Kuq kanë udhëtuar në Bergamo për t’u ndeshur me Atalantan në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa CR7 e njeh stadiumin nga e kaluara e tij me Bianconerët.

Superylli portugez iu bashkua Zonjës së Vjetër në verën e vitit 2018 nga Real Madridi dhe qëndroi tri sezone, duke fituar dy tituj të Serie A, dy Superkupa të Italisë dhe një Kupë të Italisë.

Ai ka pranuar se Italia ka një vend të veçantë në zemrën e tij, ku tashmë është kthyer me klubin e ri.

Ronaldo shënoi kundër Atalantas para dy javësh, ndërsa 36-vjeçari ka luajtur vetëm dy herë në Gewiss Stadium në të kaluarën duke shënuar një gol në kuadër të Serie A.

Në anën tjetër, Juventusi vazhdon ta ketë problem zëvendësimin e golave të tij, kur kihet parasysh se portugezi shënoi 101 gola në 134 ndeshje zyrtare.

CR7 realizo 14 gola me bardhezinjtë në Ligën e Kampionëve, ndërsa tashmë i ka realizuar tre të tjerë me Unitedin duke e ngritur në 137 numrin e golave në garën prestigjioze evropiane në 179 ndeshje të zhvilluara.

Vetëm në Serie A, në 98 paraqitje, Ronaldo ka realizuar 81 herë, ndërsa tre prej këtyre golave i ka shënuar në katër takime ndaj Atalantas.

Ai nuk luajti në fitoren prej 3-1 në Bergamo në sezonin 2019/2020 për shkak të problemeve me gjurin, si dhe kishte probleme me ijën kur Juve pësoi me rezultat 1-0 në Gewiss Stadium në edicionin 2020/2021.

Sulmuesi luajti në çerekfinale të Kupës së Italisë në sezonin 2018/2019 kur Atalanta e eliminoi Zonjën e Vjetër.

Të ngjashme