Kthimi triumfues i Majlindës shoqërohet me titull të Norës dhe dy medalje të tjera

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Një fundjavë impresive kishte ekipi i Kosovës në xhudo. Trajneri Driton Kuka ka udhëtuar me katër xhudistë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku të shtunën nisi turneu Grand Slam i xhudos. Dhe të gjithë xhudistët kosovarë fituan medalje.

Madje të gjithë ishin në finale. Bilanci përfundimtar i Kosovës është një medalje e artë e tri të argjendta, një bilanc për të cilin trajneri Kuka pranon se vetëm ka mundur të ëndërrojë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai i është gëzuar kthimit në gara pas një kohe të gjatë të kampiones olimpike Majlinda Kelmendi. I është gëzuar edhe faktit që Distria Krasniqi ka nisur të ambientohet në kategori të re, që Nora Gjakova po konfirmohet si top-xhudiste botërore dhe që Akil Gjakova po ngrihet në nivelin më të lartë të mundshëm, në vetë elitën e xhudos.

Është hera e parë që Kosova fiton katër medalje në një garë prestigjioze të xhudos, të tilla si Grand Slami i Abu Dhabit. Madje në të kaluarën në turnetë e nivelit Grand Slam, Kosova nuk i kishte as tri medalje të fituara nga një garë e vetme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme