Kubo i Real Madridit shënon tjetër gol në Lojërat Olimpike dhe thyen rekord historik

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Kubo i Real Madridit vazhdon të shkëlqejë me Japoninë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar spektakël në ndeshjen e fundit në grup kundër Francës, të cilën e fitoi Japonia 4-0 dhe u kualifikua në çerekfinale pasi doli si liderë i grupit me nëntë pikë.

Kubo u bë lojtari i parë në histori të Japonisë që shënon në tri ndeshje në fazën e grupeve në Lojërat Olimpike.

Ai po i dërgon mesazhe Carlo Ancelotit se meriton një vend në ekipin e parë.

Të ngjashme