Kubo, që ëndërron të shkojë hapave të Messit: “E kam një vend në Real Madrid”

Prishtinë | 12 Pri 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Kubo beson se ka të ardhme në Madrid

Take Kubo shihet si një ndër talentet më premtues me 18 vjeçarin që ka lënë Real Madridin për t’u huazuar te Mallorca.

Duke treguar se Lionel Messi, si për cdo fëmijë edhe për të ka qenë dhe është idhull – foli edhe për të ardhmen me Los Blancos.

Ai në një intervistë për AS tha se beson se pavarësisht që shumë të rinj kanë dështuar të bëjnë një vend në Madrid, do të triumfojë në “Santiago Bernabeu”.

A mendoni se keni një vend në Madrid?

Gjithçka varet nga unë. Tani për tani jam në Mallorca për të dhënë më të mirën dhe për të treguar se meritoi të jem në Madrid dhe të luftojë për një vend.

A keni vendosur çfarë të bëni vitin e ardhshëm?

Ëndrra ime është që të luaj në Bernabeu me fanellën e bardhë. Ende nuk e di se çfarë do të ndodhë. Janë edhe 11 ndeshje deri në fund dhe muaj para për të vendosë. Unë e kam të qartë: dua të luaj në Bernabeu me fanellën e Madridit. Për këtë po punoj dhe po mësoj tani.

Messi është idhulli juaj…

Ai është shembull për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen futbollistë, dhe po ashtu për lojtarët që tashmë janë. Kur kam qenë i vogël i shikoja videot e tij. Është lojtar i mrekullueshëm. Është shembull për mua, idhull si fëmijë.

Të ngjashme