Kuka pranon sfidën e Veselit, nominon Haradinajn (Video)

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i xhudistëve të suksesshëm kosovarë, Driton Kuka, ka pranuar sfidën e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, që ta bëjë një video përkrahëse për djelmoasht e kombëtares së Kosovës në futboll.

Ai ka kërkuar që ky trend përkrahës të vazhdojë duke nominuar kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn.

“Sonte ma shume se kurrë futbollistëve tanë iu duhet përkrahja drejt fitores me ekipin çek”.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e trajnerit Kuka.

#TaPërkrahimKosovënSonte ma shume se kurrë futbollistëve tanë ju duhet përkrahja drejt fitores me ekipin Çek!Sporti shtylla më e fuqishme e Shtetësisë së Kosovës!Pranova sfidën për video përkrahëse dhe vazhdova me nominime tutje …Kosova mbi të gjitha 🇽🇰🇽🇰#euro2020

Gepostet von Driton Toni Kuka am Freitag, 6. September 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme